Site icon Telegrafi

Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut: Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Marrëdhënia mes Diola Dostit dhe Erolld Belegut po merr vëmendje të madhe së fundmi, me çiftin që ka hapur zemrat për të ndarë me publikun hollësi nga jeta e tyre private.

Diola ka qenë e pranishme në disa intervista ku nga ajo është kërkuar të flasë rreth lidhjes së saj me Erolldin.

Lexo po ashtu Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Në të njëjtin kontekst, edhe Erolldi ka qenë i ftuar në një intervistë, ku ka ofruar një tregim të detajuar të zhvillimeve në lidhjen e tij me Diolën.

Foto: Diola Dosti/Instagram

Një detaj interesant që Erolldi ndau ishte takimi mes dy familjeve, i cili ndodhi në mënyrë të papritur dhe të rastësishme, por që në fund rezultoi të ishte një hap pozitiv dhe që dëshmon se gjithçka është duke shkuar në rrugën e duhur.

Lexo po ashtu Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

“Unë mendoj që nuk kemi diferencë të madhe në moshë. Unë mendoj që me Diolën jemi tamam. Diola ka një përvojë jetësore pas vetes, ka një karrierë, po njësoj edhe unë. E dimë çfarë duam. Nëse karakteri ynë gjykohet vetëm nga sa vjeç është ajo dhe sa vjeç jam unë, le të vazhdojnë njerëzit.

Nuk e di ç’do kishte ndodhur po të kishte qenë ajo 47 vjeçe, prapë do kishte qenë njësoj. Te Diola është një e mirë që ajo është një person i cili e mban familjen e vet vetë, pa mua, mua s’më ka pasur deri para tre muajsh dhe është njeri që ka të ardhurat e veta, pronat e veta, nuk ka pasur nevojë për mua që të vij unë për ndonjë arsye tjetër”, ka thënë biznesmeni.

Ndër të tjera, sipërmarrësi tha: “Plane për martesë nuk ka, pasi është ende herët, por çifti ka përcaktuar një ‘marrëveshje’ mes tyre. Ne kemi një marrëveshje bashkë, kemi thënë që bashkë do kalojmë bukur, nëse është ajo ‘forever’ për gjithë jetën, është në rregull. Nëse është një muaj, edhe atë një muaj do kënaqemi. I kemi premtuar njëri-tjetrit që derisa të jemi bashkë, do të jemi mirë dhe kur bëhet tepër, më thuaj.” /Telegrafi/

Foto: Diola Dosti/Instagram
Foto: Diola Dosti/Instagram
Foto: Diola Dosti/Instagram
Foto: Diola Dosti/Instagram
Exit mobile version