Site icon Telegrafi

Diogo Jota ia kushton golin kundër Nottingham Forest Luis Diaz pasi prindërit e tij u rrëmbyen në Kolumbi

Sulmuesi i Liverpoolit, Diogo Jota, ia kushtoi golin e tij kundër Nottingham Forest shokut të tij të skuadrës Luis Diaz në një moment prekës në Anfield.

Diaz, 26 vjeç, nuk u përfshi në skuadrën e Liverpool për këtë ndeshje, pasi prindërit e tij u rrëmbyen nga persona të armatosur në vendlindjen e tij në Kolumbi.

Të dy, nëna dhe babai i Diazit u morën ndërsa udhëtonin nga shtëpia e tyre në Barrancas të shtunën.

Nëna e tij, Cilenis Marulanda, u shpëtua më pas pasi zyra e prokurorit të përgjithshëm në Kolumbi mblodhi një ekip hetuesish për të kërkuar çiftin.

Raportet në Kolumbi kanë pohuar se babai i lojtarit, Luis Manuel Diaz, u shpëtua të dielën në mëngjes pas një shkëmbimi zjarri midis rrëmbyesve dhe policisë kolumbiane që la të vdekur dy nga kapësit.

Me të shënuar golin, Jota vrapoi menjëherë drejt bankës rezervë të Liverpoolit dhe mori një fanellë me emrin e Diazit, përpara se ta mbante atë përpara turmës së tifozëve.

Menjëherë pas golit të Jotas, në skenë doli Nunez i shënoi gjithashtu për t’i dhënë vendasve një epërsi prej 2-0 pas pjesës së parë./Telegrafi/

Exit mobile version