Site icon Telegrafi

Dinwiddie triumfon në garën e shkathtësive në ‘NBA All Star’ (Video)

NBA All Star ka filluar me lojërat para ndeshjes finale ku do të përballen ekipi i LeBron James me atë të Steph Curry.

Gara e parë është mbajtur ajo për shkathtësi apo e njohur ndryshe si ‘Skills Challange’.

Në këtë garë kanë marrë pjesë tetë basketbollist të NBA ku katër nga ta kanë qenë qendra dhe katër të tjerë fundor.

Fituesi i kësaj gare në fund është shpallur fundori i Brooklyn Nets Spencer Dinwiddie.

24-vjeçari në fund ishte në konkurrencë me talentin finlandez të Chicago Bulls, Lauri Markkanen.

Finlandezi në gjysmëfinale eliminoi qendrën e Philadelphiia 76ers, Joel Embiid ndërsa fituesi i kësaj gare Dinwiddie eliminoi Jamal Murrayn.

Fituesi i edicionit të kaluar, Kristaps Porzingis nuk ishte në gjendje ta mbrojë titullin e vitit të kaluar pasi kishte pësuar një lëndim. /Telegrafi/

Exit mobile version