Telegrafi

Dinozaurët kanë pasur pupla dhe janë dukur si pula gjigante (Foto)

Në fakt, ky perceptim ndikohet nga filmi “Jurasic Park”, që ka filluar të shfaqet në fillim viteve ‘90-të.

Por, hulumtuesit në Australian Geographic dhe RiAus, konsiderojnë se dinozaurët kishin pupla dhe dukeshin si pula gjigante. Madje, hulumtuesit nga RiAus kanë thënë se 40 për qind e dinozaurëve kanë pasur mundësi të fluturojnë, transmeton Telegrafi.

Shumica e puplave të tyre ishin për të mbajtur nxehtësinë dhe për të frikësuar dinozaurët tjerë.

“Shumica prej tyre, sigurisht se janë dukur si shpendët e sotëm, por me madhësi enorme”, ka thënë John Picnell nga Australian Geographic.

Në fakt, edhe më herët është thënë se pulat janë trashëgimtarët më të afërt të dinozaurëve, sidomos T-REX-it. /Telegrafi/