Telegrafi

Dino Merlin koncert në Prishtinë

Dino ka rezervuar muajin korrik të vitit 2013 për të mbajtur një koncert në kryeqytetin tonë, dhe këtë fakt ai e ka bërë publik edhe në ueb faqen www.whereeven.com.

Ky koncert do të mbahet në stadiumin e Prishtinës dhe afro 40 mijë bileta pritet të dalin në shitje.

Sipas spekulimeve, Dino Merlin do të jetë i shoqëruar në këtë koncert edhe nga rok grupi legjendar shqiptar, Elita 5.

Çmimet e biletave besohet se do të kushtojnë nga 20 euro bileta të thjeshta, deri në 40 euro për bileta VIP.

Dino Merlin është këngëtar boshnjak dhe njihet si një prej emrave më të mëdhenj në gjithë historinë e muzikës moderne ballkanike. 

Ai njihet për hitet e mëdha si “Sve je Laz”, “Supermen”, “Moj je Zivot Svicarska” dhe shumë e shumë këngë të tjera që janë bërë hite jo vetëm në Bosnjë dhe Kroaci, por edhe në vendin tonë. /Telegrafi/