Telegrafi

Dino Baggio: Zanetti më i mirë se Melo

“Fiorentina po kalon nëpër një periudhë të shkëlqyer, është një skuadër që meriton respekt”.

“Juventusi po kalon nëpër një moment të vështirë, ndërsa loja e tyre do të varet nga Sissoko që do të rikthehet, por i cili nuk do të jetë në qind për qind të formës së tij, derisa mesfusha do të jetë hapësira ku do të zhvillohet loja vendimtare”.

“Tash për tash, Fiorentina është superiore ndaj Juventusit. Unë e njoh Cristiano Zanettin më mirë se Melon, dhe mendoj se italiani është më i mirë se braziliani”.

“Felipe Melo duhet të mësojë si të bëhet më i mirë në fushë, ndërsa Zanetti ka pasur mësues të shkëlqyer, prandaj unë e preferoj atë nga ky pikëvështrim”, ka thënë Baggio për Radio Toscana. /Telegrafi/