Site icon Telegrafi

“Dinjiteti”, sot premierë në Pejë

 Shfaqja flet për realitetin e hidhur në të cilin ne sot jetojmë, ku dinjiteti dhe ndershmëria nuk çojnë peshë në një shoqëri të korruptuar e ku vlerat maten me paratë.

Personazh kryesor është Emil Peri, një mësimdhënës i devotshëm që ka refuzuar çdo privilegj e çdo post politik me qëllimin e vetëm që të mos futet në ujërat e turbullta të politikës. Por, për të siguruar mjetet për shkollimin e vajzës në Itali, e nën presionin e gruas lakmitare, pranon ofertën që ia jep kushëriri i tij milioner të cilin ky dikur e kishte mbajtur me bukë në banesën e tij modeste.

Jeta e Emilit tash merr kah tjetër, sepse bëhet dëshmitar i korrupsionit në nivelin e lartë shtetëror. Këtu fillojnë ankthet dhe problemet e tij. Paraja e pistë atë nuk e bën të lumtur, e aq më pak realiteti i hidhur ku amoraliteti është fenomen i zakonshëm, e ku lajmet e hidhura nuk çojnë peshë fare në shoqëri, sepse shoqëria tundohet nga paraja.

Emili është i pafuqishëm të ndryshojë diçka. Megjithatë, ai merr guximin të flas. Por, në këtë realitet ai bie viktimë e ndershmërisë së tij.

“Dinjiteti” është një shfaqje që duhet shikuar, jo vetëm vlerat e saj, po edhe për të reflektuar për rrethin në të cilin shoqëria shqiptare jeton. /Telegrafi/

Të dhënat rreth shfaqjes “Dinjiteti”

Autor: Ruzhdi Pulaha
Regjisor: Agim Selimi
Asistente e regjisë: Kreshnike Osmani
Luajnë: Fidan Mamusha, Shpresa Salihaj, Florent Shabaj, Agon Bala, Fitore Broqi, Aida Alidemi dhe Fisnik Sykaj
Kostumografia: Samka Ferri
Skenografia: Fatmir Atashi
Gardërobiste: Melihate Kasapolli
Dekorater: Haxhi Nikqi
Rekuiziter: Fatmir Mumxhiu
Grimi: Lili Nimani
Mjeshtër ndriçimi: Ali Thaçi
Zërimi: Agim Pepaj

Exit mobile version