Telegrafi

Dini si të pini ujë

E para dhe themelorja, që duhet të pini tetë gota ujë në ditë është mit. Sasia e mjaftueshme e ujit, të cilin duhet ta konsumoni gjatë ditës është ajo sasi e ujit të cilën e humbni përmes djersës, urinës, frymëmarrjes.. Kjo është përafërsisht prej 8- 10 gota ujë në ditë. Pasi që përmes pemëve dhe perimeve konsumojmë rreth 4 gota në ditë, nënkuptohet që duhet të kompensojmë vetëm pjesën tjetër, çka na çon deri te shifra prej 4-6 gota në ditë.

Sa ujë duhet të pimë kur dëshirojmë të dobësohemi?
E vërteta është që uji ndihmon të përshpejtojmë metabolizmin kur dëshirojmë të humbim kilogramë. Për ta shpejtuar metabolizmin duhet të pini rreth 2.5 litra ujë gjatë një dite.

Hulumtimet kanë treguar që nëse rritni konsumimin e ujit për 1.5 litra në bazë ditore gjatë vitit do të shpenzoni 17.400 kalori më shumë ose nëse e shndërrojmë në kilogramë, rreth 2.25 kg. Nëse dëshironi të përshpejtoni metabolizmih përmes ujit, le të jetë i ftohët uji që pini.

Sa ujë duhet të pini gjatë ushtrimeve?
Verës ose gjatë kohës së ushtrimeve nënkuptohet që do të pini më shumë ujë. Rreth dy orë para ushtrimeve pini 2-3 gota ujë dhe kështu do të jeni të sigurt që nuk do të dehidroni gjatë kohës së treningut. Jashtë kohës së treningut duhet të pini një gotë ujë çdo 15 minuta dhe pas treningut edhe 2-3 gota. /Telegrafi/