Çokollata është një produkt ushqimor industrial që ka për bazë kakaon, ajo përdoret për ushqim në formë të pastër dhe si gjysmë produkt në industri e kuzhinë.
Ëmbëlsirë kjo e krijuar nga bimët e kakaos, shumë e përhapur dhe e konsumuar në mbarë boten. Çokollata prodhohet në shumë forma, më e zakonshmja është ajo drejtkëndëshe por edhe në mënyrë industriale e artizanale çokollatës mund t’i jepen shumë forma, sidomos në raste festash. Përveç kësaj çokollata është një përbërës i shumë ëmbëlsirave si: akullore, torte, biskota, puding etj.
Në çokollatë gjenden mbi 300 kimikate dhe shkencëtarët po zbulojnë gjithnjë e më shumë informacione të reja rreth tyre dhe ndikimin e tyre në trupin e njeriut.
Në treg ka një gamë të gjerë të çokollatave, sepse është ëmbëlsira më e kërkuar, por a i keni provuar ato të brendit Coop Solidal, Vivi Verde dhe Perugina?
Çokollata Vivi Verde me 70% kakao, Solidal me 72% ose Perugina me 85% kakao janë shumë të shijshme, por ëmbëlsia e tyre e shton kënaqësinë e shijimit kur i dimë edhe përfitimet shëndetësore nga to. Çokollata e zezë është e mirë për zemrën dhe qarkullimin e gjakut, rivendos fleksibilitet te arteriet dhe parandalon fërkimin e qelizave të bardha të gjakut me muret e enëve të gjakut. Ajo është e pasur me minerale të dobishme si me kalium, zink dhe selen, si dhe 100 gram çokollatë e zezë përmban 67% hekur, një element shumë i rëndësishëm për organizmin tonë.
Përveç këtyre dobive, çokollatat kanë një ndikim edhe në humorin tonë, ngrënia e ëmbëlsirave ju bën të ndiheni më mirë dhe sipas disa studimeve është konstatuar se konsumuesit e çokollatës raportojnë se ndihen më pak të stresuar.
Linja e gjelbër (Vivi Verde) e brendit Coop përveç çokollatës përfshinë edhe shumë produkte tjera organike, të shëndetshme dhe origjinale falë një sistemi të prodhimit që respekton kafshët dhe mjedisin.
E mirësi të tilla, mund të gjeni vetëm në Super Viva !