Telegrafi

Dinho shpreson të jetë në Botëror

Pas rënies së formës, ish-lojtari i Barcelonës e humbi vendin te kombëtarja e tij, mirëpo paraqitjet e këtij sezoni mund ta bindin trajnerin Carlos Dunga që të ndërrojë mendje.

“Viti i cili është duke mbaruar ishte pozitiv për mua dhe Milanin, ndërsa viti 2010 do të jetë edhe më i mirë”.

“Është e vërtetë që shpresoj të jem pjesë e Kampionatit Botëror, mirëpo nuk dua të jem atje vetëm për deklaratat e mia”.

“Dua të dëshmoj aftësitë e mia futbollistike dhe të tregoj se meritoj një vend në përfaqësuese”, ka thënë Dinho. /Telegrafi/