Telegrafi

Dinho: Do të mundohem të mos e tradhtoj besimin e Milanit

“Fjalët e presidentit Berlusconi më japin energji të jashtëzakonshme. Do të bëj gjithçka që të mos e tradhtoj besimin e tij. Dëshiroj të fitoj një trofe me Milanin këtë sezon. Shpresoj për këtë gjë. Madje jam i gatshëm që të qëndroj në stol dhe të jap kontributin tim kur të më vijë radha”.

“Megjithatë, unë buzëqesh vetëm kur luaj. Do të mundohem ta bind Leonardon se unë jam Ronaldinho i vërtetë dhe se e meritoj një vend startues”, është cituar Dinho nga "La Gazzetta dello Sport”.