Telegrafi

Dinari, në vlerën më të ulët nga 2002

 Me qëllim që ta parandalojë rënien e mëtutjeshme të vlerës së dinarit, i cili vazhdimisht dobësohet nga fillimi i vitit, BPS javën e kaluar dy herë në tregun ndërkombëtar devizor shiti gjithsej 37 milionë euro.

Sipas zëvendës-guvernatorit të BPS-së, Bojan Markoviq, rënia e vlerës së dinarit gjatë dhjetë ditëve të kaluara ka të bëjë me pagesën e pagave të shfrytëzuesve buxhetor të një pjese të mjeteve të fituara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat kthehen në treg në atë mënyrë që qytetarët, dinarët e paguara i këmbejnë me deviza dhe me këtë bëhet presion mbi vlerën e valutës serbe.

Në janar të vitit të kaluar një euro kushtonte diçka nën 90 dinarë serb.