Telegrafi

Dinamo Zagreb shkakton befasinë që në start, mposhti Chelsean në ‘Maksimir’

Dinamo Zagreb ka marr një fitore të madhe ndaj Chelseat në kuadër të xhiros së parë në Ligën e Kampionëve. 

Pierre-Emerick Aubameyang e kishte rastin e parë në ndeshje në minutën e 9-të, por nuk ishte i saktë.

Në minutën e 13-të erdhi goli. Ishte Mislav Orsic i cili shënoi një gol të bukur për të kaluar në epërsi Dinamon me rezultat 1-0.

Pjesa e parë nuk solli më ndonjë gjë, ndërsa e dyta kishte raste nga të dyja anët.

Aubameyang  shënoi në minutën e 50-të, por u anulua për pozitë jashtë loje.

Stefan Ristovski qëlloi shtyllën në minutën e 56-të, ku Dinamo ishte afër të dyfishonte epërsinë.

Në minutën e 86-të, Chelsea ka mundur ta marr një barazim, por Recce James qëlloi shtyllën, ndërsa goditja e Jorginhos u prit nga Dominik Livakovic.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe kroatët morën tri pikë të mëdha ndaj Chelseat. /Telegrafi/