Telegrafi

Dinamo Zagreb refuzon ofertën e Betisit për Ademin, në garë futet edhe Monaco

Arijan Ademi. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)

Arijan Ademi është njëri nga futbollistët më të mirë në kampionatin kroat.

Mesfushori shqiptar ka shkëlqyer gjatë karrierës së tij te Dinamo e Zagrebit ku është edhe kapiten i klubit.

28-vjeçari është pjesë e Dinamos nga viti 2010 ku ka më shumë se 250 ndeshje të luajtura me ekipin e parë.

Ademi ka pasur oferta gjatë gjithë kohës, por që Dinamo i ka refuzuar.

Së fundmi gjiganti kroat ka refuzuar edhe ofertën prej gjashtë milionë euro të klubit spanjoll Real Betis.

E në garë për shqiptarin nga Maqedonia e Veriut është futur edhe skuadra e madhe franceze Monaco.

Arijan Ademi. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Tetë herë kampionët e Francës janë duke kërkuar shërbimet e Ademit, por duhet të ofrojnë rreth 12 milionë euro për ta bindur Dinamon ta lë të lirë.

Mbetet të shihet nëse Ademi do të largohet nga Dinamo, skuadër që e ka mbështetur shqiptarin edhe kur ky i fundit ishte dënuar për dy vite për shkak dopingut nga UEFA.

Ademi përveç që është njëri nga lojtarët më të mirë në futbollin kroat, ai nuk qëndron keq as nga financat, pasi është ndër më të paguarit në kampionat. /Telegrafi/