Site icon Telegrafi

Dinamo Zagreb interesohet për reprezenteusin shqiptar, Balliun

Futbollistët e Dinamo Zagrebit janë të lirë gjatë ditës së sotme, por kjo duket se nuk vlen për trajnerin Nenad Bjelica.

Ky i fundit ka nisur të krijoj një grup me lojtar të rinj që do të veshin fanellën e kampionit të shumëfisht kroat.

E përditshmja “sportske.jutarjni” shkruan sot se zagrebasit po kërkojnë të përforcohen me tre lojtarë në pozita të ndryshme.

Në mesin e lojtarëve është përfshirë edhe emri i lojtarit të kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, i cili luan te skuadra franceze e Metzit.

Futbollisti shihet si lojtar ideal për krahun e djathtë të mbrojtjes së dinamovitëve, ku këtë vit kanë pasur probleme të mëdha.

Theksojmë se kontrata e 27-vjeçarit me klubin francez mbaron në fund të këtij sezoni dhe nuk pritet që ta vazhdojë.

Ndryshe, Dinamo ka në ekipin e vetë tashmë dy shqiptarë, Arijan Ademin si dhe Amir Rrahmanin. /Telegrafi/

Exit mobile version