Lajmi për anulimin e ndeshjes nuk është pritur fare mirë nga qarqet si ato kosovare ashtu dhe kroate, pasi që është hera e dytë që një organizim i tillë nuk merr jetë.
Mediat kroate flasin për presion të jashtëzakonshëm të Serbisë në drejtuesit e Dinamos, ndërsa në theks të veçantë vënë njeriun numër një të klubit që nuk ka dashur t’i prishë raportet me serbët, Zdravko Mamic. Sipas mediave në Kroaci, anulimi i ndeshjes është faji i zyrtarëve të lartë të klubit kroat, të cilët iu nënshtruan presionit serb. Në qarqet mediale kroate kjo është quajtur turp për sportin kroat.
Thuhet poashtu se Federata Serbe e Futbollit do ta paraqiste Dinamo Zagrebin në FIFA Dhe UEFA, për shkak të mos marrjes së lejes për zhvillimin e kësaj ndeshje në Stadiumin e Qytetit të Prishtinës. /Telegrafi/