Lirim Kastrati është refuzuar për vizë nga shteti i Moldavisë.
Dinamo e Zagrebit do ta luaj ndeshjen e parë të ‘Play-Off’-it në Ligën e Kampionëve ndaj Sheriff Tiraspol të martën e ardhshme.
Mirëpo sulmuesi kosovar nuk ka arritur të pajiset me vizë për të udhëtuar drejt këtij shteti.
Kjo për faktin se Moldavia ende nuk e njeh Kosovën si shtet.
Megjithatë gjiganti kroat nuk është dorëzuar dhe ka dërguar një ankesë në UEFA për refuzimin e vizës nga shteti moldav për Kastratin.
Dinamo janë ankuar në shtëpinë më të madhe të futbollit evropian me arsyetimin se politika nuk ka vend në sport.
Argumenti tjetër i Dinamos është se Kastrati kishte marrë vizë vitin e kaluar nga shteti rus ku Dinamo u përballë me Krasnodar në Ligën e Evropës.
Tani UEFA po mundohet ta bind shtetin moldav që ta pajisë me vizë sulmuesin e Kosovës. /Telegrafi/