Telegrafi

Dinamo Kiev planifikon të rikthejë Shevchenkon

Së fundi u spekulua se 32-vjeçari ishte i hapur për rikthim te klubi i tij i parë, ku fitoi pesë tituj të ligës së Ukrainës në mesin e viteve 1994 dhe 1999, por kërkesat e tij mund të jenë pengesë.

“Në jetë asgjë nuk është e pamundshme. Andriy është një futbollist i shkëlqyeshëm dhe një person i mrekullueshëm. Do të isha shumë me fat nëse do ta kem atë në sulm. Ai i takon Chelseat, por unë jam gjithmonë i gatshëm të punoj me të”, ka thënë Gazzaev.

Interesim për shërbimet e Shevchkos ka shprehur edhe Roma, që e sheh ukrainasin si një zëvendësim të vlefshëm për Mirko Vucinic, i cili mund të largohet në drejtim të Manchester United.