Juventusi është mysafir i Dinamo Zagrebit në xhiron e dytë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Zonja e Vjetër luajti baras kundër Sevillas në xhiron e parë, ashtu që duhet të regjistrojë fitore në Kroaci, në mënyrë që të mos i komplikojë gjërat.
Kur kihet parasysh niveli i kundërshtarit, Bianconerët konsiderohen favoritë për të triumfuar në këtë duel.
Njëmbëdhjetëshi bazë i Dinamo Zagrebit: Samper, Situm, Sigali, Schildendeld, Pivaric, Anatolic, Benkovic, Jonas, Soudani, Pavacici, Fernandes.
Njëmbëdhjetëshi bazë i Juventusit: Buffon; Barzagli, Bonucci, Chiellini; Dani Alves, Khedira, Hernanes, Pjanic, Evra; Dybala, Higuain.
Në ndeshjen tjetër të Grupit H luajnë Sevilla dhe Lyoni. /Telegrafi/