Site icon Telegrafi

Dinamo e Zagrebit me ofertë të lartë për Eros Grezden

Gjiganti kroat Dinamo Zagreb është vënë në ndjekje të mesfushorit të Kombëtares, Eros Grezda.

Talenti gjakovar pritet të bëjë javën e ardhshme transferimin e madh të karrierës.

“Panorama Sport” zbulon se rekordmenët e Dinamo e Zagrebit janë hedhur në sulm për shërbimet e mesfushorit, duke i ofruar Osijekut një shumë të majme. Së pari, joshin lojtarin me katërfish të pagesës që merr te Osijek.

Së dyti, japin dy milionë euro për blerjen e kartonit dhe shërbimet e një tjetër futbollisti për Osijek.

Në ditët e fundit të merkatos është caktuar edhe një datë për negociatat kur ekipi aktual i shqiptarit duhet të vendosë përfundimisht nëse do ta pranojë ofertën apo jo.

Në ditët e fundit të merkatos, Dinamo e Zagrebit ka nisur negociatat zyrtarisht me skuadrën e Osijekut.

Drejtuesit e lartë të ekipit kroat kanë bërë një ofertë prej 2 milionë eurosh për kartonin e shqiptarit. Jo vetëm kaq, por gjiganti kroat kërkon të joshë Osijekun edhe duke i ofruar në shkëmbim një futbollist.

Duke qenë se Dinamo e Zagrebit po insiston për ta marrë mesfushorin që në merkaton e janarit, ka vendosur një ultimatum për Osijekun. Bëhet me dije që kjo e fundit duhet të vendosë brenda ditës së hënë, nëse do ta pranojë apo jo ofertën. Grezda u transferua në verë te skuadra e Osijekut, ku shifra e paguar për të ishte rreth gjysmë milioni euro.

Exit mobile version