Telegrafi

Din, emri që MC Kresha ia ka vënë djalit

Foto: Screenshot/Facebook

Reperi i njohur nga Mitrovica, MC Kresha, është bërë baba për herë të dytë.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Erzina Shehu, kanë mirëpritur fëmijën e dytë, një djalë.

Çifti, të cilët prej vitesh janë zhvendosur në Kanada, foshnjën e kanë pagëzuar me emrin, Din.

Kjo është bërë e ditur përmes babait të Erzinës në një postim të shpërndarë në Facebook.

“Sonte Zoti na bekoi me nipin Din”, thuhet në postimin e tij.

Lexo po ashtu MC Kresha bëhet baba për herë të dytë?

Kreshnik Fazliu (emri i vërtetë) në anën tjetër ka edhe një vajzë dyvjeçare të quajtur, Iza.

MC Kresha dhe vajza e tij, Iza (Foto: Facebook)

Krahas jetës private, MC Kresha po vazhdon të shijojë albumin e radhës “Muzikë e Alltisë”, të cilin e solli më 12 janar bashkë me Lyrical Son. /Telegrafi/