Site icon Telegrafi

Dimri në Maqedoni do të jetë më i ngrohtë dhe me më shumë borë

Dimri 2021/2022 pritet të jetë pak mbi mesataren e temperaturave dhe reshjeve në krahasim me mesataren shumëvjeçare të viteve 1981-2010, sipas parashikimit të sezonit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, bazuar në analizën e Qendrës Evropiane për parashikim afatmesëm të motit (ECMWF), Qendra virtuale e ndryshimeve klimatike për Evropën juglindore (SEEVCCC) dhe qendra të tjera të botërore për parashikime.

Efektet e pritshme të devijimeve pozitive të temperaturës së sipërfaqes së detit në muajt e fundit tregojnë për rritje të temperaturave të ajrit, si në pjesën më të madhe të kontinentit evropian, ashtu edhe në temperaturat e ajrit në Maqedoninë e Veriut.

Temperaturat e ajrit në vend për periudhën dhjetor 2021 – janar 2022 – shkurt 2022 kanë më shumë gjasa të jenë mbi mesataren, me një devijim pozitiv prej rreth 2°C nga mesatarja shumëvjeçare. Devijimi pritet të jetë më i theksuar në rajonin lindor të Maqedonisë së Veriut.

Pritet një dimër mesatar me reshje shiu, me një probabilitet të vogël për devijim pozitiv në rajonin lindor të Maqedonisë së Veriut dhe një devijim të lehtë nën mesatare në pjesën perëndimore.

Temperatura mesatare për dimër (dhjetor-janar-shkurt) për periudhën 1981-2010 lëviz nga -1,5 °C e matur në stacionin meteorologjik në Mavrovë, deri në 5,0 °C e matur në Gjevgjeli, ndërsa sasia mesatare e reshjeve dimërore është nga 90 mm. matur në MS Shtip në 319.4mm matur në stacionin meteorologjik në Lazaropole.

Temperatura mesatare e ajrit e matur në stacionin meteorologjik në Shkup është 2.0°C, ndërsa sasia mesatare e reshjeve është 110 mm.

Exit mobile version