Te lehta dhe të përshtatshme këto veshmbathje do t’i mbajnë këmbët tuaja të thara gjatë tërë ditës në saje të teknologjisë Gore-Tex Surround. Janë ideale për ecje të gjata apo të shkurtra duke mbrojtur këmbët tuaja edhe në kushtet më të vështira atmosferike. Adidas Terrex Fast Mid GTX-Surround sigurojnë një frymëmarrje optimale, dhe ecje të rehatshme.
KARAKTERISTIKA
– Gore Tex Upper
Membrana e papërshkueshme, mban këmbët tuaja të thara në reshje shiu – bore
– Abrasion Resistant
I reziston dëmtimeve të mundshme në shtigje, rritë qëndrueshmërinë
– Gore Tex Surround Technology
Ofron ajrosje, duke bërë që lagështia të largohet përmes murit të mesit
– Sockliner Ortholite
Ofron rehati ekstreme
– Continental Rubber Outsole
Ofron një nivel të lartë tërheqjeje në terrene që kanë sipërfaqe të lagështa – thara
– Clip TPU Heel
Rrit stabilitetin dhe qëndrueshmërinë
– Protective Weldings
Ofron mbrojtje shtesë
– Bungee Stones Lace
Redukton shanset e zgjidhjes se lidhëseve
Te papërshkueshme nga uji
Të projektuara me një membranë Gore-Tex, pjesa e sipërme ofron mbrojtje 100% të papërshkueshme nga uji, madje edhe në të reshura të mëdha bore e shiu. Për më tepër, pjesa e sipërme reziston dhe ofron mbrojtje edhe kundër shkëmbinjve të mprehtë dhe gjithçkaje tjetër që ju mund të hasni në shtigje. Së fundi, edhe lidhëset janë të vendosura në mënyrë tejet të përshtatshme duke bërë që të njëjtat të lidhen e zgjidhen lehtësisht. Lidhëset gjithashtu nuk do të ju pengojnë gjatë ecjes/vrapit .
Gore-Tex Surround Midsole
Ndërtimi i patentuar, i hapur në muret e mesme, mundëson që lagështia të largohet nga këmba dhe përmes membranës Gore-Tex të dali jashtë veshmbathjes nëpërmjet paneleve të ventilimit anësorë duke bërë që të rritet ajrosja.
Goma kontinentale
Komponenti i gomës kontinentale ofron tërheqje maksimale në një sërë sipërfaqesh të vështira nga bora, uji dhe vështirësitë tjera. Përmbajtja e saj shumë e qëndrueshme ju lejon të prekni në tokë nën kushtet e thata dhe të lagështa duke minimizuar mundësinë e rrëshqitjes.
Një tjetër përbërës është TPU e cila është e vendosur në pjesën e jashtme për të siguruar stabilitet shtesë kur ecën mbi terrenin te dëmtuar, e njëjta është edhe mbrojtje nga objekte të mprehta që mund të shkaktojnë dëmtime të këmbës.
Vizitoni faqen e Adidas Shop Prizren për më shumë