Duket se dimri i acartë ka ndikuar që shumica e këngëtarëve të mbyllen në shtëpitë e tyre, dhe të ndërpresin paksa aktivitetin e tyre muzikor, kjo edhe shkas i gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur në Kosovë dhe Shqipëri.
Mesa duket këngëtarët e duan shumë të ngrohtin, dhe nuk tërhiqen edhe aq shumë nga stina e bardhë.
Nëse vërjemë me vëmendje në rrjetet sociale, shohim që shumë prej tyre kanë preferuar së fundmi që të ndajnë me ndjekësit e tyre fotografi ku shfaqin ambientet e tyre të ngrohta, më saktësisht stufat apo oxhaqet e mbushura me dru.
Ardit Gejbrea, Stresi, Anxhelina Hadergjonaj, Skivi, Dafina Dauti e Evi Reçi janë vetëm disa nga emrat që kanë ndarë me fansat imazhe të tilla në rrjetin social Instagram. /Telegrafi/