Telegrafi

Dimrat çdo herë e më të ashpër për shkak të ngrohjes globale

Në shikim të parë të ftohtit polar që po e godasin Evropën nuk janë në përputhje me rritjen e temperaturave mesatare të cilat priten deri në fund të shekullit dhe të cilat do të mund të ishin më të larta për pesë deri në gjashtë shkallë. Disa shkencëtarë vlerësojnë se valët e të ftohtit polar paraqesin ftohje të përkohshme në mes të procesit të ngrohjes globale.

Studimet e reja shkojnë edhe më tej dhe tregojnë se rritja e temperaturave në termometër është shkak i dimrave jashtëzakonisht të ftohtë dhe me borë. Fajtori do të mund të kërkohej në shkrimin e shtresës së akullt të Arktikut.

Për shkak të ngrohjes shtresat e akullta të Arktikut viteve të fundit janë zvogëluar për 20 deri në 30 për qind, e në muajt e verës deri në fund të shekullit do të mund të zhdukeshin tërësisht. Rrezet e diellit, të cilat më nuk rezistohen nga bora dhe akulli, edhe më shumë ngrohin shtresën e tokës në atë vend dhe më nuk ka deti të akullt.

“Supozojmë se temperatura e oqeanit është zero gradë. Kjo është shumë në ngrohtë sesa ajri dimrit në ato vise polare. Mu për këtë keni një rrjedhje të theksuar të ngrohtësisë e cila ngjitet në atmosferë, e të cilën nuk e keni kur gjithçka është e mbuluar me akull. Ky është një ndryshim jashtëzakonisht i madh”, ka sqaruar Stefan Rahmstorf, ekspert për ndryshimet klimatike në Institutin Potsdam. /Telegrafi/