Site icon Telegrafi

Dimovski: Xhaferi ka shpirt të një gjaknxehti

OBRM-PDUKM nuk e bllokon seancën për shkarkimin e Marko Zvrlevskit, por Talat Xhaferi nuk e respekton Kodin zgjedhor, ka deklaruar sot deputeti Ilija Dimovski gjatë kohës së pushimit në seancën kuvendore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai deklaroi se Xhaferi sillet si nevrik dhe ka shpirt të një gjaknxehti dhe se deri tani ka thirrë sigurim më shumë se kryetarët tjerë të deritanishëm.

‘Qartë nuk ishin të vetëdijshëm për nenin 8a nga Kodi zgjedhor. Me vetëdije futen në shkeljen e saj’, tha Dimovski duke porositur se për pamundësinë që të shkarkohet Zvërlevski përshkak të shpalljes së zgjedhjeve lokale, përgjegjës është Xhaferi dhe jo ata.

Në pyetjen e gazetarëve nëse frikësohen nga prokurori i ri publik, prandaj e mbrojnë Zvrlevskin, Dimovski theksoi se nga ana tjetër frikësohet nga Zvrlevski. /Telegrafi/

Exit mobile version