Site icon Telegrafi

Dimovski uron LSDM-në për përvjetorin dhe e porosit: Mendoni me mendje dhe bëhuni patriotë

Deputeti më i zëshëm i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski e ka porositur LSDM-në që të mendojë më shumë me mendje dhe të jetë më patriotike, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Këto mesazh Dimovski e dha nga foltorja e Kuvendit duke i’a uruar përvjetorin e 26 partisë të oponentëve.

”Shpresoj se në të ardhmen do të mendoni më shumë me mendje dhe me vetëdije. Mendoni për më gjatë, mos mendoni vetëm për 26 ditët e ardhshme. Mendoni se çka do bëni për vendin në 26 vitet e ardhshme.” tha Dimovski.

Njëashtu, edhe Trajko Veljanoski e uroi LSDM-në por ju tha se nuk do t’i sugjeroj se çfarë do të bëjnë, pasi ajo është e drejtë e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version