Telegrafi

Dimovski: Të njoftojmë Brukselin dhe Uashingtonin se po i ndërpresim bisedimet për historinë me Bullgarinë

Duhet të përshkallëzojmë problemin, bëhet njësoj si me Greqinë. Ne duhet të ndalojmë së foluri për identitetin, duke informuar Brukselin dhe Shtetet e Bashkuara. Ne duhet të ndalojmë së negociuari për historinë dhe pakicën. Duhet të flasim për tema pragmatike, arsim, shkencë, transport, sepse kështu biem në kurth. Ne duam një fund të negociatave për gjuhën dhe historinë. Ne humbëm dy vjet, kjo nuk do të përfundojë. Kërkesat e Bullgarisë janë të qarta, politika e tyre është e njëjtë, tha ish-deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski për situatën aktuale politike mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Dimovski pretendon se duhet të vihet një vijë e kuqe.

“Kemi humbur shumë me Marrëveshjen e Prespës. Nuk duhet të ecim si qengjat për therje. Analizat dhe përpjekjet e tilla të njerëzve si Buçkovski dhe Georgievski duhet të hidhen në kosh”, tha Dimovski.

Sipas tij, negociatat me BE-në nuk pritet të fillojnë së shpejti.

“Unë besoj se për 20 vjet nuk do të hyjmë në BE dhe qytetarët duhet të përballen me realitetin. Këtë nuk e them si ofendim, por është ashtu siç është”, thotë Dimovski “Sitel”./Telegrafi/