“Nuk do ta mbështesim zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, pasi është në kundërshtim me nenin 8 të Ligjit Zgjedhor dhe në seancën e sotme do ta kundërshtojmë iniciativën e tillë të LSDM-së, tha deputeti Ilija Dimovski në lidhje me shpalljen e konkursit për kryeprokurorin e ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu ai informoi se grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM-së sot do të dorëzojë tre ligje me procedurë të shkurtuar – Ligj për rritjen e pagës minimale për administratorët për 5 për qind, Ligj për përmbaruesit dhe Ligj me të cilin studentëve do tu ndahen kuponë për kompjuterë.
Ai shtoi se nëse LSDM-ja ka qasje të drejtë ndaj këtyre propozimeve të OBRM-PDUKM-së, atëherë edhe ata do të jenë konstruktiv dhe fer ndaj propozimeve të tyre./Telegrafi/
———
Sondazhi i ditës në Telegrafi.com