Site icon Telegrafi

Dimovski: Shfuqizojeni Kuvendin, le të votojnë vetëm Xhaferi dhe Grubi

Ilija Dimovski nga radhët e OBRM-PDUKM-së, kur shumica parlamentare vendosi në rend të ditës ndryshimet e Ligjit e Ligjit të Kodit Zgjedhor tha se nuk ka nevojë që të debatohet në Kuvend dhe të votohet, këtë mund ta bëj vetëm “deputeti” Talat Xhaferi. Ai mund të votojë në emrin e 120 deputetëve me gjithçka që i sjell Qeveria”

“Edhe në Komisione nuk ka nevojë të ulen Kryetarët tjera, atë mund ta bëj vetëm Artan Grubi”, tha Dimovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deputetët e OBRM-PDUKM-së kërkuan zhvendosje apo shkarkimin nga rendi i ditës të porpozimit për ndryshim të Kodit Zgjedhor dhe akuzuan se shumica parlamentare ndryshimet i sjell pa konsensus, me forcë me çka e shkel rregulloren e Kuvendit, ligjet dhe Kushtetutën.

Lexo po ashtu Janë miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, zgjidhja e KSHZ-së do të zhbllokohet

Ndërkaq sot Kuvendi i Republikës së Maqedonisë miratoi ndryshimet për Kodin Zgjedhor me 62 vota dhe asnjë kundër, kurse Talat Xhaferi tha se partitë politike janë marr vesh për ndryshim të Kodit Zgjedhor që të zhbllokojnë procesin e zgjidhjes së KSHZ-së./Telegrafi/

Exit mobile version