Telegrafi

Dimovski: Shalqiri rregullisht blihet, nuk ka nevojë për masa intervenuese

Shalqiri rregullisht blihet. Sa është kërkesa, aq dhe shpërndahet, tha sot Trajan Dimovski, shef i zyrës në Ministrinë e Bujqësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Dimoski, gjendja në terren po ndiqet me vëmendje dhe tani për tani nuk ka nevojë për masa intervenuese.

“Bujqit gjithmonë kërkojnë një denarë më shumë dhe kjo është normale. Por, ne nuk vendosim në bazë të kërkesës së një apo dy prodhuesve, por në lidhje sipas analizave të bëra”, tha Dimovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë kremtimit të ditë ndërkombëtare të “zadrugave”. /Telegrafi/