Site icon Telegrafi

Dimovski, “reformatorëve”: Problemet zgjidhen në shtëpi, jo në oborr!

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski, sot u pyet nga gazetarët se si i sheh aktivitetet dhe kërkesat e iniviativës për reforma në parti. Ai tha se çdo problem brendapartiak duhet të zgjidhet në shtëpi, jo jashtë partisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Përderisa ka probleme të caktuara ose keqkuptime, ajo duhet të zgjidhet brenda në parti, ka organe dhe trupa. Asnjë problem shtëpiak, nuk zgjidhet në oborr”, tha Dimovski.

Ai shtoi se edhe në të kaluarën ka pasur iniviativa të tilla dhe fraksione, por kanë qenë me afat të shkurtër.

“Në një moment ka pasur më shumë se 20 iniciativa. Nëse kthehemi prapa, kishte madje edhe 11 parti me parashenjë OBRM-PDUKM. Kështu që kjo nuk është asgjë e re”, përfundoi Dimovski./Telegrafi/

Exit mobile version