Site icon Telegrafi

Dimovski: Pse po diskutohet për propozimin portugez, kur Bullgaria tashmë e ka refuzuar atë?

“Cili është qëllimi i debatit mbi propozimin portugez? Kjo ka vazhduar për një muaj, por nuk e kuptoj pse, kur Bullgaria e refuzoi atë”, tha ish-deputeti dhe anëtari i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski për “24 Analiza”.

Sipas tij, ai propozim nuk është më në diskutim.

“Ndoshta qarqe të caktuara në Maqedoni kanë nevojë për një platformë për këtë. Përshtypja ime është se ne po flasim për një përmbajtje krejtësisht të ndryshme”, tha Dimovski./Telegrafi/

Exit mobile version