Kur paga minimale të bëhet 18.000 denarë, të gjitha pagat tjera duhet të harmonizohen, paga minimale nuk duhet të jetë më afër atyre të klasifikuara, thotë kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski në “Studio 10”.
“Aty ku kemi sindikatë, sipas nenit 8, ka pasur rritje graduale për të gjitha pagat e tjera. I bëjmë thirrje punëdhënësve që nëse nuk përdorin nenin 8, kryejnë vepër penale. Punëdhënësit kërkuan që paga minimale të jetë 16.200 denarë, subvencionimi i qeverisë për punëdhënësit do të jetë 10 muaj ose një vit.
Për ne ishte e rëndësishme të arrinim atë që kërkonim, për shkak të krizës ekonomike dhe shëndetësore. Punëtorët nuk mund të marrin vetëm 18.000, nëse janë të regjistruar shtesat e tjera. E dimë dje dhe muajt e kaluar si kemi luftuar, ka qenë e rëndësishme për ne që të marrim rritjen e pagës minimale dhe gradualisht të rriten të gjitha pagat, sot po përgatiten letrat drejtuar institucioneve ku do të shkruhet kjo që po them”, thotë Dimovski.
I pyetur nëse qytetarët do ta ndjejnë përfitimin e rritjes së pagës minimale, Dimovski tha se propozimi i tyre për rritjen e pagës në 18.000 është bazuar në shportën e konsumit të Entit të Statistikave.
“Sipas analizave tona kemi vlerësuar që paga minimale të jetë 18 mijë dhe nëse në një familje janë dy të punësuar me të ardhura minimale të mund ta kalojnë muajin”, thotë Dimovski./Telegrafi/