Telegrafi

Dimovski: Për ndryshimet kushtetuese, duhet të respektohet vullneti i qytetarëve

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Ilija Dimovski, sot nga foltorja e Kuvendit në seancën për ndryshimet kushtetuese tha se në lidhje me ndryshimet kushtetuese duhet të dëgjohet zëri i popullit.

“Gjithçka që duhet të bëjmë sot është ta artikulojmë zërin e qytetarëve, gjegjësisht të konstatojmë se këto ndryshime kushtetuese nuk mund të jenë pjesë përbërëse e Kushtetutës së Maqedonisë dhe kjo nuk vlen vetëm për deputetët e OBRM-PDUKM-së”, tha mes tjerash Dimovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se për momentin nuk ka asnjë marrëveshje mes opozitës dhe pozitës.

“Sot vetëm duhet ta konstatojmë dhe respektojmë vendimin e qytetarëve. Në rrethana të këtilla as Kuvendi dhe as Qeveria nuk mund të sjellin vendime./Telegrafi/