Deputeti i OBRM-PDUKM-së Ilija Dimovski, ka reaguar në rrjetet sociale pas aksionit të MPB-së në Saraj, ku u sekuestrua një sasi e madhe e drogës.
Ai thotë se MPB ka sekuestruar 1.3 tonë kokainë, që sipas tij, është sasia më e madhe e sekuestruar deri tani, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Tre vjet qeverisje e LSDM-së nuk kemi dëgjuar se është sekuestruar asnjë kilogramë kokainë. Sot, MPB ka konfiskuar 1.3 tonë. Sasia më e madhe e sekuestruar në RM. A kanë qenë të verbër? Ose …?”, ka shkruar Dimovski.
Ndryshe, sasia prej 1.3 tonë kokainë ka kaluar edhe nga Shqipëria, përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit, në Shkodër, dhe më pas ka dalë nga pika kufitare e Qafë Thanës, duke hyrë në Maqedoninë e Veriut, aty ku u kap, para se të mbërrinte në destinacionin final, Slloveni./Telegrafi/