Site icon Telegrafi

Dimovski: Nuk do të propozojmë nënkryetar në Kuvend

“OBRM-PDUKM nuk do të propozojë asnjë kandidat për pesë vendet e zv.kryetarit të Kuvendit, edhe pse sipas rregullores opozitës i takon një vend”, deklaroi deputeti dhe koordinatori i njërit nga grupet e deputetëve të OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski.

Ai shtoi se opozita nuk pajtohet me propozimet, prandaj nuk do të marrin pjesë në zgjedhjen e nënkryetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kemi thënë se jemi kundër asaj që të ketë pesë nënkryetarë në Kuvend. Nuk do ta mbështesim këtë propozim dhe nuk do t’i mbushim vendet me propozimet tona. Ne kemi thënë se Kuvendi nuk funksionon siç duhet. Ngjarja e djeshme ku nuk u votuan rekomandimet për përmirësimin e të drejtave të njeriut është fakt për këtë”, tha Dimovski.

Ndërsa sa i përket ligjit për përdorimin e gjuhëve, Dimovski tha se OBRM-PDUKM mbetet në qëndrimin e njëjtë./Telegrafi/

Exit mobile version