Telegrafi

Dimovski: Nuk do të kandidohem për kryetar të partisë, edhe nëse shtyhet kongresi

Ilija Dimovski, emri i të cilit shpesh u përmend nëpër media gjatë muajit të kaluar si një ndër pretendentët kryesorë për pozitën e liderit të OBRM-PDUKM-së, para fillimit të mbledhjes së Komitetit ekzekutiv të partisë deklaroi se nuk do të kandidohet për kryetar, qoftë edhe nëse shtyhet kongresi i partisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk kam qëllim të dorëzoj kandidaturë, qoftë edhe nëse shtyhet kongresi për në muajin shkurt, sepse mendoj se nuk është koha për zgjedhje personale”, tha Dimovski.

Ai shtoi se pret vendim racional të Komitetit ekzekutiv në mbledhjen e sontme, ku paralajmëroi se zyrtarisht do t’i prezantojë kërkesat pvr zgjedhje transparente të kryetarit të ri dhe shtyrje të kongresit.

Në lidhje me akuzat nga lideri i partisë, Nikolla Gruevski, i cili theksoi se vendimi për datën e kongresit është sjellur me vendim unanim, Dimovski tha se paraprakisht kanë votuar për kongres në dhjetor, por në ndërkohë kanë pranuar informata për zgjedhje jo të drejtë dhe jo demokratike ndërmjet kandidatëve të mundshëm dhe për këtë shkak kërkojnë datë të re për kongres./Telegrafi/