Telegrafi

Dimovski: As nuk kam ikur e as nuk fshihem

Në informacionet e publikuara dje në mediat e Maqedonisë, raportohej se deputeti pa imunitet nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Ljupço Dimovskdi, është i pa kapshëm për gjykatat e vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dimovski sot ka thënë për Plus info se nuk ka marrë ftesë për t’u paraqitur në gjykatë. ”Nuk jam duke ikur, e as që fshihem nga dikush, pasi nuk kam pas nevojë për një gjë të tillë. Nuk më ka mbetur asgjë, veçse të paraqitem vetë për të dhënë deklaratën time para gjykatësit.”

Përndryshe Dimovski së bashku me pesë deputetë tjerë të kësaj partie janë të akuzuar nga Gjykata Themelore Shkupi 1 për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Gjykimi për ta fillon nesër. /Telegrafi/