Site icon Telegrafi

Dimovski: Mbledhja e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë është e rregullt

Ushtruesi i detyrës, kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Darko Dimovski, ka reaguar ndaj deklarimeve të pararendësit të tij, Zhivko Mitrevskit, në lidhje me mënyrën e përzgjedhjes së kryetarit të ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Dimovskit, mbledhja e 13 nëntorit e LSM-së është thirrur sipas Statutit dhe Rregullohres për punë të Këshillit, me pjesëmarrje të shumicës së anëtarëve të Këshillit, pra të 10 degëve sindikale.

Më tej, Dimovski deklaron se në mbledhje janë konstatuar shkelje, duke ndikuar në përçarjen brenda LSM-së.

Përndryshe, Zhivko Mitrevski e ka akuzuar ministren Frosina Tashevska – Remenski, për ndikim të saj në rastin e ndërrimit të tij nga funksioni i kryetarit të LSM-së./Telegrafi/

Exit mobile version