Telegrafi

Dimovski: LSDM vendos interesat partiake para atyre qytetare

Koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski, akuzon deputetët e LSDM-së se përsëri do të mungojnë në seancën për pyetje të deputetëve, pasi që interesat partiake i kanë vënë para atyre të qytetarëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, edhe në rastet kur kanë marrë pjesë në këto seanca, deputetët e LSDM-së nuk kanë luftuar për zgjidhje të problemeve të qytetrëve, por kanë lexuar deklarata partiake dhe kanë parashtruar pyetje të porpositura nga Zaevi dhe Sheqerinska./Telegrafi/