“Deptutetët e OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit kanë dorëzuar në procedurë disa ligje, nga ata që edhe qeveria dhe shumica parlamentare i ka dorëzuar dhe kjo është e palejueshme të ndodhë, ndërsa dinamikë e mirë për një opozitë. Shpresoj se çdo opozitë e ardhshme do të sillet në këtë mënyrë”, tha deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski, në TV Telma, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai theksoi se qeveria e deritanishme e LSDM-së ka propozuar ligje që janë projekte të OBRM-PDUKM-së, ndërsa gjithë kjo është rezultat i mirë kur ata kanë qenë në pushtet.
“Qeveria për momentin propozon disa ligje që janë projekt i OBRM-PDUKM-së. Ligji për punëtorët e falimentuar për herë të parë është sjellur në vitin 2008 nga OBRM-PDUKM. Ligji për rrogën minimale është vazhdim i politikës së OBRM-PDUKM-së, ligji për vazhdimin e afatit për legalizimin e objekteve dhe shumë ligje tjera”, tha mes tjerash Dimovski.
Ai në fund shtoi se qeveria gjatë këtyre tre muajve, më shumë ka shkatërruar se sa ka ndërtuar./Telegrafi/