Telegrafi

Dimovski: Ligji për gjuhët në ditën e UÇK-së është provokim; Xhaferi i’a merr fjalën

Deputeti i Ilija Dimovski nga foltorja e Kuvendit ka kritikuar deputetët e LSDM-së se pse e lënë Talat Xhaferin që të caktojë seancën për Ligjin për gjuhët në datë të njejtë me nisjen e konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Kuvendi nuk duhet të lejojë mos-respektim të Rregullores së Kuvendit dhe vënien e këtij ligji në rend dite. Ju të gjithë e dini se jeni duke thyer Kushtetutën dhe Rregulloren. Jemi të vetëdijshëm se pse jemi këtu. Është e drejta jonë që të diskutojmë për amandamente dhe propozime. Ju atëherë e keni thyer Rregulloren, zotëri Xhaferi, kur për Ligjin për ‘Branitellat’ kur propozuat mbi 15 mijë amandamente dhe e bllokuar punën e Kuvendit” përfundoi Dimoski.

Talat Xhaferi ja mori fjalën deputetit të OBRM-PDUKM-së duke e lutur që mos pengojë punën e Kuvendit. /Telegrafi/