Site icon Telegrafi

Dimovski: Kuvendi mund të votojë vetëm për shkarkimin e Janevës

Sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut po diskutohet për shkarkimin e prokurores speciale, Katica Janeva e cila gjendet në paraburgim për rastin “Haraçi”.

Nga foltorja e Kuvendit deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski tha se sot mund të votojë vetëm për shkarkimin e Janevës.

“Çdo drejtësi e çmendur, eksperiment, rrëmbim përfundon kështu. Kurdoherë që shteti nuk i përmbahet Kushtetutës, sa herë që Kuvendi miraton ligje jokushtetuese, sa herë që organet e drejtësisë dhe shtetërore kur u tha se PSP është antikushtetuese nuk reaguan, gjërat përfundojnë kështu, me pasoja të mëdh”, tha koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski.

Ai citoi deklaratën e kryetarit të Këshillit të Prokurorëve, Kole Shterijov, duke thënë se Këshilli kishte konstatuar se prokurorja Katica Janeva kishte vepruar në mënyrë të pamatur dhe të paligjshme.

“E vetmja gjë që Kuvendi mund të votojë sot është shkarkimi i Janevës”, tha Dimovski./Telegrafi/

Exit mobile version