Telegrafi

Dimovski: Kryetari i LSM-së do të zgjedhet në mënyrë demokratike

Kandidati për kryetar të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) dhe ushtruesi i detyrës në kët funksion, Darko Dimovski, në një intervistë për AIM tha se ajo që ndodhi të shtunën në kongresin e jashtëzakonshëm, deri tani nuk ka ndodhur.

Ai tha se me veprimet e tij ka dëshmuar se nuk bëhet fjalë për karrigen e LSM-së, as për interesat e tij personale, por për të mirën e sindikatave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për mua gara për kryetar ishte e pastër dhe siç thotë populli “prej të gatshmes, bëra veresi” me qëllim që të dëshmoj se në LSM vërtetë duhet të bëhen reforma, të ketë demokraci dhe secili të mund të kandidohet nëse ka angazhime dhe program”, thotë Dimovski, i cili ishte kandidati i vetëm në kongresin e jashtëzakonshëm të mbajtur të shtunën në Ohër dhe me kërkesë të së cilit ju mundësua edhe kundërkandidatëve të nominohen për zgjedhje të kryetarit të LSM.

Dimovski shton se nuk ka pasur asnjë presion nga jashtë që të merret një vendim i tillë dhe se është i gatshëm të ketë kundërkandidat./Telegrafi/