Site icon Telegrafi

Dimovski: Kryeministri Zaev do të kërkojë mënyra se si t’i anulojë zgjedhjet

Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM, Ilija Dimovski në Kuvend tha se “kryeministri Zoran Zaev kërkon tre mijë mënyra të mundshme për t’i anuluar zgjedhjet’.

“Gjatë gjithë kohës përpiqet të bëjë trazira edhe në Kuvend vetëm që t’u ikë zgjedhjeve. Me siguri gjatë ditës së djeshme ka marrë hulumtime dhe ka parë se trendi i përkrahjes që e ka është poshtë”, tha Dimovski.

Ai tha se asnjëherë nuk kanë bërë problem në Kuvend kur është biseduar për ligje të rëndësishme, përkundrazi, sipas tij, bëhet problem vetëm kur shkelet rregullorja.

Lexo po ashtu Zaev: Zgjedhjet do të mund të anulohen nëse nuk miratohen ligjet kryesore

Sipas tik, gjatë ditës së djeshme Maqedonia ka pasur situatën më ironike.

“Këshilli për Siguri bisedoi për ndotjen e ajrit, por shumica në Kuvend e udhëhequr nga LSDM vendosi që kjo temë s’duhet të jetë temë në Kuvend”, tha Dimovski./Telegrafi/

Exit mobile version