Deputeti Ilija Dimovski, përndryshe kryetar i Komisionit kuvendar për Emërime, njoftoi se këtë javë mund të zgjidhet kryetari i ri për Entin Shtetëror për Revizion.
Enti Shtetërorë për Revizion është pa udhëheqës, ndërsa pa udhëheqës nuk mund të funksionon ky institucion i rëndësishëm shtetëror që kontrollon punën materiale dhe organizative të organeve shtetërore dhe partive politike.
Dimovski njoftoi gjatë seancës së sotme se konsultimet ndërpartiake janë duke u zhvilluar dhe, siç thotë ai, nëse shkon më së miri, ka fundi i kësaj jave mund të zgjidhet kryetari i Entit Shtetëror për Revizion.
Kanë kaluar dy vjet që kur Kuvendi njoftoi për emërimin e një kryetari të ri për Revizion Shtetëror. Për kaq kohë Enti për Revizion Shtetëror nuk ka pasur kryetar sepse asnjë nga kandidatët e propozuar nuk është zgjedhur deri më tani./Telegrafi/