Deputeti i OBRM-PDUKM-së Ilija Dimovski, kërkon që urgjentisht të mbahet seancë për shkarkimin e Katica Janevës nga funksioni i kryeprokurores speciale.
Përmes një postimi në “Twitter”, Dimovski i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, që urgjentisht të thërrasë seancën për ditën e sotme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Talat Xhaferi duhet urgjentisht, për sot të caktojë seancë për shkarkimin e Katica Janevës, që të ketë kohë Këshilli i Prokurorëve Publikë të sjell vendimin përfundimtar”.
“Çdo vonesë për caktimin e seancës për nesër, do të thotë shpëtim i Katica Janevës dhe fshehje të reketit dhe kërcënimeve”, shkruan Dimovski.
Ndryshe, Talat Xhaferi më herët ka deklaruar se seancën për shkarkimin e Janevës do ta caktojë me pajtim të katër partive më të mëdha parlamentare./Telegrafi/