Site icon Telegrafi

Dimovski kërkon që prokurorin e ri publik ta propozojë opozita

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski, në një konferencë për shtyp kërkoi që prokurori publik të propozohet nga opozita dhe në vend me shumicë të thjeshtë të zgjedhet me dy të tretat e votave të deputetëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Propozim-ligji që paralajmëroi se kanë dorëzuar është në kundërshtim me zgjidhjen e deritanishme, sipas të cilit prokurori publik është propozim i qeverisë.

Në pyetjen e gazetarëve se si e vlerëson punën e deritanishme të prokurorit publik, Marko Zvërlevski, tha se për këtë çështje është sqaruar dhe nuk u përgjigj konkretisht se si do të votojë në seancën plenare për shkarkimin e Zvërlevskit./Telegrafi/

Exit mobile version