Ilija Dimovski, nga OBRM-PDUKM-ja ka akuzuar LSDM-në, se keqpërdorë fëmijët për fushata parazgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Jemi të habitur nga ngjarja e fundit e cila ndodhi në shkollën “Kole Nedelkovski”, ku zëdhënësja e LSDM-së, sipas pohimeve të prindërve dhe nxënësve, ka marrë pjesë në një organizatë për reklama politike ku janë përfshirë edhe nxënësit. Dua të potencoj se ne nuk jemi të surprizuar nga kjo vepër e LSDM-së. Ata disa herë në Veles gjatë vitit të kaluar, kanë bërë të njejtën gjë”, deklaroi Dimovski./Telegrafi/